ADS

Friday, October 14, 2016

Thursday, September 8, 2016

Këto zona në trup ndezin shumë femrat

Këto zona në trup ndezin shumë femrat

zonat
Çfarë e bën një burrë një super-dashnor në krevat? Një përzierje e mirë mes aftësive praktike dhe njohurive teorike.
Ai duhet të dijë mirë se cilat janë zonat më erogjene të trupit. Sepse duke e ditur mirë se cilin buton duhet të shtypësh, do e kënaqë plotësisht atë.
Por për fat të keq, shpesh meshkujt fokusohen tek ato pjesë të trupit që janë vërtet shumë të rëndësishme për seksin: këmbët, të pasmet dhe gjoksi.
Por ka edhe pjesë të tjera të trupit, për të cilat duhet treguar më shumë dashuri.
Ja disa zona erogjene të femrave që harrohen shpesh:
-Pjesa e pasme e qafës: Studiuesit e Universitetit të Kebekut në Kanada kanë zbuluar se pjesa e pasme e qafës është e ndjeshme sa asnjë pjesë tjetër e trupit. Ndaj të dashur meshkuj, nuk ju prish punë nëse bëheni pak vampirë.
-Fyti: Pjesa e përparme e qafës lëshon sinjale kënaqësie direkt mes këmbëve, mjaftojnë disa puthje të buta.
-Pas veshit: Llapa e veshit duhet të bëhet më shpesh pjesë e programit erotik. Por edhe pjesa direkt pas veshit është një zonë shumë erogjene. Lëkura atje është shumë e hollë dhe e ndjeshme.
-Klavikula: Për fat të keq kjo pjesë harrohet shumë shpesh nga meshkujt. Shumë gra eksitohen nga prekja në këtë zonë.
-Sipër të pasmeve: Pjesa direkt sipër të pasmeve është shumë më e ndjeshme nga sa mendoni. Disa mbaresa nervore e bëjnë shumë sensibël.
-Gjunjtë: Zakonisht mendohet se gjunjtë nuk janë shumë të ndjeshëm. Gaboheni! Provojeni gjatë paralojës seksuale dhe do habiteni.

Këngëtarja shqiptare fotografohet me një femër në një lokal nate

Këngëtarja shqiptare fotografohet me një femër në një lokal nate

xhesika1
Këngëtarja Xhesika Ndoj, së fundmi ka postuar një foto provokuese në profilin e saj në Instagram. Ajo duket në një lokal në shoqërinë e një vajze me të cilën duket se ka shumë afrimitet. Se cila është kjo vajzë nuk dihet, por në njërën nga fotot të lënë përshtypjen sikur janë duke u puthur në buzë.
xhesika4 xhesika3 xhesika2 xhesika1

“Fatmir Limaj i ka ndërruar telefonat çdo 2 javë, s’ka mundur të përgjohet” (VIDEO)

“Fatmir Limaj i ka ndërruar telefonat çdo 2 javë, s’ka mundur të përgjohet” (VIDEO)

fatmir-limaj-kthehet-n-euml-pdk_hd
Kryeredaktori i gazetës online “Insajderi”, Vehbi Kajtazi në Rubikon të KTV-së ka shpjeguar pse në vazhdën e përgjimeve nuk ka asnjë bisedë të Fatmir Limajt.
Ai ka thënë se në atë periudhë nuk kishte asnjë përgjim pasi Limaj ka ndërruar telefonat çdo dy javë.
“Fatmir Limaj ka ndërruar telefonat çdo dy javë. Derisa prokuroria ka marrë numrin, ai e ka ndërruar”, përfundoi Kajtazi.

Ja si të dalloni parfumet origjinale nga ato false


hoose From Thousands Of Genuine Asian Beauties
orientbeauties.net

Ja si të dalloni parfumet origjinale nga ato false

5
Dihet se llojet e parfumeve në dyqanet e posaçme, janë të shumtë. Kur ne blemë një parfum, sidomos online, jemi gjithmonë të interesuar të dimë nëse është origjinal apo imitim. Shpesh dyshojmë se një lloj parfumi është shumë i lirë për të qenë origjinal. Por, nga ana tjetër jo të gjithë parfumet e shtrenjtë, janë të tillë. Ja çfarë duhet të kontrolloni përpara se të blini parfumin tuaj, sipas portalit www.fragrances.bg:
1- Ambalazhi
Ambalazhi është elementi i parë që vini re tek një parfum. Është e thjeshtë ta dalloni nëse është i një parfumi origjinal ose jo, nga mënyra e shkrimit, nësë është material cilësor, nësë është shkruar me gabime drejtshkrimore ose jo, etj. Hidhni një sy edhe letrës celofon, duhet të jetë transparente.
2- Shishja
Nëse shishja është origjinale në të duhet të shkruhet patjeter “Made In…”. Gjithashtu, parfumi origjinal duhet të duket i qetë brenda, pa flluska. Emri i parfumit duhet të jetë i gdhendur në shishe, në pjesën ballore ose në fund të tij, por kjo varet nga lloji i parfumit që zgjedhim.
3- Parfumi
Parfumi në shishe duhet të jetë kategorikisht transparent, pa nuancë.
4- Barkodi
Ky element është një tjetër detaj i rëndësishëm për shkak se nuk ju gënjen kurrë. Barkodi tregon se ku është prodhuar një parfum dhe kjo ju ndihmon në dallimin e origjinalit nga imitimi. Psh, parfumeve të prodhuar në Francë zakonisht i’u fillon barkodi me numrat 30 – 37; atyre në Angli me 50, Gjermani 400 – 440; Spanjë 84; Itali 80 – 83 dhe SHBA e Kanada 00 – 09.

Ja pse nuk duhet ta blini iPhone 7 të zi

Ja pse nuk duhet ta blini iPhone 7 të zi


Apple prezantoi dy ngjyra të reja të iPhone në ngjarjen që e mbajti mbrëmë, por njëra ngjyrë duket të jetë problematike.
Ngjyra e re e zezë – e punuar në dizajn qelqi – në iPhone 7 dhe 7 Plus duket se gërvishtet më lehtë se çdo ngjyrë tjetër, thotë Apple.
Kjo u bë e ditur nën seksionin FAQ në faqen e Apple.
Kompania sugjeron përdoruesit që së bashku me celularin e ri të blejnë edhe kasë mbrojtëse për ta mbrojtur celularin.

Saturday, May 21, 2016

Stresi: Ja pse e përkraha Unikkatilin

Stresi ishte i vetmi këngëtar prej skenës hip-hop që përkarhu hapur projektin e Unikkatilit, “Për Qato”.
Madje ai shkoi aq larg, sa që edhe polemizoi me fansa të Babastars dhe të Noizyt,që nuk e kuptuan pse ai e bëri këtë.
Mirëpo reperi ka sqaruar se arsyen pse ka përkrahur reperin kontravers, Unikkatilin.
“Unë Unikkatilin nuk e njoh personalisht, por e njoh si këngëtar sepse ai njihet anë e mbanë dhe unë e përkrah për realitetin që ai jep nëpërmjet muzikës që prodhon. Ndërsa sa i përket kunjave, mua nuk më intereson kujt ia ka dedikuar, unë e vlerësoj tekstin e tij”, tha Stresi.
Gjithashtu Stresi paralajmëroj projektin e tij të radhës, xhirimet e videoklipit të së cilit janë bërë në qytetin e Sarandës dhe shumë shpejt do të jetë gati për publikim.